50 Cent është aksionar në Bellator, gara e dytë më e famshme e MMA pas UFC, dhe tani ai është duke tentuar ta bindë kampionin e peshave të lehta Khabib Nurmagomedov t’i bashkohet kësaj gare për artet e përziera marciale.Ai i ka bërë atij ofertë prej 1.8 milion eurosh për të marrë pjesë në meçet e tij në Bellator.Khabibi menjehere me perfndimin e ndeshjes kishte kapërcyer kafazin dhe e kishte sulmuar ekipin e McGregorit. Edhe vetë irlandezi ishte goditur nga një kushëri i Khabibit, i cili më vonë kishte bërë të ditur se McGregor e kishte goditur i pari, por pastaj ai ia kishte kthyer me dy grushte.Federata e Arteve Marciale të Përziera ka vendosur ta dënojë edhe stafin e rusit, pas goditjeve që ata i dhanë irlandezit në kafaz por dhe vete Khabibin te cilin e ka denuar me 10 dite pezullum.“Në çdo rast, më dënoni mua, @zubairatukhugov nuk ka të bëjë me këtë. Nëse vendosni ta hiqni, duhet ta dini se do më humbni edhe mua. Ne nuk i lëmë vëllezërit vetëm në Rusi dhe unë do shkoja deri në fund për vëllain tim”, kishte shkruar Khabibi në Twitte .Edhe Reperi 50 Cent nuk pajtohet me vendimin e UFC-së dhe i ka ofruar 1.8 milion euro Khabibit përmes një postimi në Twitter dhe në Instagram.
“Mendoj se është e gabuar kjo që UFC është duke ia bërë Khabibit, ata nuk ia bënë të njëjtën gjë edhe McGregorit. Do t’ia paguaj menjëherë 1.8 milionë euro në dorë sonte nëse ajo lufton për mua në Bellator”, ka shkruar 50 Cent.
Në postimin në Instagram, Khabibi i është përgjigjur duke thënë: “Vetëm ma dërgo adresën”. Ndërsa, 50 Cent ia ka kthyer duke thënë: “Jam në New York. Do të ta dërgoj një avion në mëngjes”