Kur kane kaluar me se nje jave nga humbja e pesuar ne ndeshjen me Khabib Nurmagomedov në UFC 229 dhe Oconor McGregor eshte ne qender te vemendjes se diskutimeve ne te gjithe boten se bashku me kundershtarin e tij, per ate cka u prodhua para,gjate dhe pas ndeshjes.Ndeshja arriti rekord shikushmerie dhe fitimesh ne PPV((shërbimi televiziv me pagesë).McGregor përveç çekut të garantuar nga UFC në vlerë 2.5 milionë euro (gjysmë milion më shumë se Khabib), pritet të arkëtojë edhe 43 milionë tjera nga PPV.Per Irlandezin qe humbi ndeshjen dhe pati shume polemika dhe diskutime per ato qe ndodhen , e ardhmja e tij duket e pa qartë.
Ja cila eshte rrjedhe a ngjarjeve gjate kesaj jave te ngarkuar te Irlandezit:
E djelë: McGregor e humbi përballjen me Khabib duke u dorëzuar në raundin e katër. Por, kjo është vetëm gjysma e historisë, irlandezi pas kësaj u sulmua nga Zubaira Tukhugov dhe Islam Makhachev brenda oktagonit.
Këto skena filluan pasi kampioni nga Rusia kaloi rrethojat e oktagonit dhe filloi përleshjen me trajnerin e McGregorit, Dillon Danis. Në fund McGregor refuzoi të ngrejë padi ndaj dy personave të skuadrës së Khabib.
McGregor edhe pse u dominua nga Khabib, ai kërkoi remeç me kampionin.
E hënë: McGregor poston fotografinë e parë në rrjetet sociale pas përleshjes me Khabib, ai shikohet se ka njërin sy të nxirë. Ndërsa flitet shumë se ai do të pensionohet nga UFC.
E martë:McGregorpezullohet nga UFC në baza mjekësore për një muaj dhe nuk i lejohet asnjë kontakt deri më 28 tetor.
E mërkurë: McGregor njoftohet se në nëntor do të ketë dëgjimin final lidhur me akuzuat nga Komisioni i Nevadas.
E enjte: McGregor parakalohet nga Khabib në renditjen e përgjithshme P4P në UFC, rusi i dytë, dhe Conor i 3-te
Lajmi i mirë është se UFC 229 ka thyer rekord në PPV , dhe kështu irlandezi pritet të marrë rreth 43 milionë euro E premte: Shpresat për një remeç me Khabib zbehën pasi rusi kërcënon UFC-në me largimin nëse ata përjashtojnë shokun e tij, Zubaira Tukhugov.