Cristiano Ronaldo po perballet me veshtiresine me te madhe te jetes se vet.Duket se nuk ka qene nje shaka e rastit ajo akuze qe leshojne avokatet e Kathryn Mayorga.Tashme ata kerkojne qe avokatet e Cristiano Ronaldo te provojne ate qe thane pak dite me pare se “provat jane te manipuluara pjeserisht ose plotesisht” nje gje e veshtire per tu hedhur poshte nga avokatet e Cr7. Cristiano Ronaldo e di mjaft mirë se për të mposhtur jurinë e Nevadës do të duhet një tezë mbrojtëse bindëse dhe një “ekip” të specializuar për t’i bërë ballë akuzave dhe për të hedhur poshtë gjithçka.Ronaldo ka ngritur një ekip profesionistësh, pamvaresisht se nuk po jep shenja qe te ndikojne ne rezultatet dhe rendimentin ne loje me ekipin e Juventusit.Avokatët dhe ekipi i specializuar duhet të dëshmojë se akordi i paravendosur prej 375 mijë dollarësh nuk vlen më dhe se testet e reja të ADN-në tregojnë se përdhunim nuk ka pasur.Negociatat mes avokatëve të portugezit dhe Mayorga-s u kryen në shume shpejt, brenda dites. Mayorga pohoi se iu desh vetëm mbështetja e të atit, zjarrfikës në pension, dhe e të ëmës, shtëpiake, për të marrë veten pas ngjarjes te vitit 2009. Cristiano duhet të ruajë reputacionin përveç se besimin e sponsorëve. Për këtë arsye nuk do t’ia dijë për kostot: sipas “The Sun”, strategjia mbrojtëse, e firmosur bashkë me avokatin e tij në Las Vegas, Peter S.Christiansen, do të kushtojë 1 milionë dollarë.Mes tyre do te kete një ekspert mjekoligjor, një ish-agjent policie dhe një zëdhënës për marrëdhëniet me publikun për të menaxhuar çështjen me mediat qe po krijojne nje zhurme te madhe.