Avokati përgjegjës i ekipit të vendosur nga Cristiano Ronaldo për të mbrojtur veten kundër akuzave për përdhunim, Peter Christiansen, shkoi në Shtetet e Bashkuara për t’u ballafaquar me policinë në Las Vegas dhe në veçanti me ata që ishin përgjegjës për hetimin e fakteve ‘në verën e vitit 2009, kur sulmuesi i Real Madridit do të kishte përdhunuar ish-modelen Kathryne Mayorga. E përditshmja portugeze “Correio de Manha” shkruan se avokati Christiansen do të thoshte se ishte “i kënaqur me atë që pa” dhe me besim në paraqitjen e çështjes. Christiansen javën e kaluar foli për një “fushatë të qëllimshme të shperdorimeve bazuar në dokumentet digjitale që janë vjedhur dhe pa dyshim janë manipuluar.