Barella i Cagliari ndez tregun: ate e duan Interi, Milani dhe Roma.Për lojtarin mesfushor të datelindjes 1997, të paktën 40 milionë janë të nevojshëme. Ka ende më shumë se dy muaj për të shkuar përpara merkatos të dimrit ne tregun e transferimeve, por ka një emër që qarkullon ne Kampionatin Italian dhe ky është Niccolò Barella, mesfushori i Cagliarit, i cili dy deshjet e fundit ishte protagonist i dy performancave të shkëlqyera me ekipin kombëtar që e kanë bërë atë të përfundojë në tregun e madh te transferimeve. Në vend te pare duket se eshte Interi, por Milan dhe Roma janë në gjurmët e tij dhe për ta marrë atë në klubet e tyre dhe per ta bere kete duhen te pakten 40 milionë euro. Leonardo ka mare informacion dhe synon të luaj lojën e tij ne merkaton e veres. Në fakt, Cagliari nuk do të donte të shiste as-in e tij që në fillim të janarit dhe do të donte të përfitonte nga interesimi i fortë i Romës për ta lëshuar ne një ankand të vërtetë që mund të sjellë koston me cmim me te larte të mesfushorit mbi 40 milionë. Kjo është arsyeja pse, me gjasë, shumë do të varet nga rezultati i luftës për një vend në Ligën e Kampionëve Një derbi i tregut po fillon edhe për Cristiano Biraghi, i cili siguroi fitoren e Italisë kundër Polonisë. Gattuso mbetet një admirues i madh dhe Rossonerët mund të përpiqen përsëri duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me Mario Giuffredi (gjithashtu agjent i Conti). Megjithatë, do të ketë konkurrencë nga Interi, ku Biraghi vlerësohet shumë nga Spalletti dhe nga Ausilio, i cili e ka njohur atë që kur ishte në Atalanta.