Endra Pato duket se po rikthehet edhe njehere ne kampin Kuqezi te Milanit.Futbollisti brazilian eshte nje prej idhujve te tifozerise te cilin e kujtojne me nostalgji sidomos per talentin e lojtarit.Aktualisht Pato luan ne Kine me ekipin e Tianzhin Kuanzhian por duket qe me ardhjen e pronareve te rinj tek ish ekipi i Milanit kur Leonardo eshte numri 2, mund te realizohet nje rikthim i lojtarit.Ne nje interviste per “Corriere Dello Sport”, ka lënë gjithçka të hapur për kthimin e tij.”Kam marrë disa oferta nga skuadra në Serinë A dhe në Europë, të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të këtij viti. Kthimi te Milani? Me Leonardon kemi shkëmbyer disa batuta dhe ai ka treguar gjithmonë vlerësim karshi meje. Unë kam edhe një vit kontratë në Kinë, të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Pato.