Dje te gjitha mediat benin me dije se Arda Turan, futbollisti turk i Barcelones i huazuar tek Basaksehir, pas ngacmimit te bashkeshortes se nje kengetari te madh turk dhe kercenimit me arme dhe rahjes te ketij te fundit, sot vjen penalizimi edhe nga ekipi ku ai luan ne Stamboll, Basaksehir. Gjoba financiare e vendosur nga klubi Baksaksehir mban shifrën 370.000 euro. 31 vjeçari i cili luan në Turqi në formë huazimi nga Barcelona, ka postuar në rrjetet e tij sociale një postim, ku tregon se ka qenë thjesht një “debat”, por detajet e incidentit janë ekzagjeruar nga media.Klubi ka thirrur në një mbledhje urgjente të gjithë bordin këtë të martë, për të diskutuar mbi çështjen dhe kanë marrë vendimin mbi dënimin e futbollistit.“Duke ja lënë çështjen në dorë drejtësisë, ne do të gjobisim Arda Turan me 2.5 milion lira turke dhe do të donim të informonim publikun se detyrimet profesionale të lojtarit do të vijojnë derisa gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar.”Sipas Agjensisë Anadolu, po mendohet për një dënim me burgim 12 vite për Arda