Per tifozet e Liverpool me te gezuar se per fitoren e Anglise kunder Spanjes, u gezuan pa masa per nje nderhyrje te ashper te Erik Dajer, kundër Serxhio Ramosit.Sergio Ramos ishte ai qe demtoi lojtarin e tyre kryesor ne finalen e madhe te Champions League , nje finale e humbur kjo nga ekipi i tyre.Një ndërhyrje e pakuptueshme, në zonën e spanjollëve. Menjëherë, tifozët e kuq të Liverpulit vërshuan në rrjetet sociale, ku shpërndanë videon e kësaj ndërhyrje, që në të njëjtën kohë është po aq e pakuptimtë, aq dhe e bukur.Dajer shpëton me një të verdhë dhe bën për vetë gjithë tifozët e Liverpulit, të cilët “hakmerren” për atë çfarë Ramos i bëri Salah në finalen e Championsit.