Juventus dhe PSG dominojnë prej vitesh kampionatet e tyre, francezët 6 kampionate radhazi, ndërkohë që italianët me 7 tituj radhazi. Pas një sezoni të vështirë, Thomas Tuchel, ka shfrytëzuar më së miri yjet e tij, Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani, duke u shkaktuar disfata të thella kundërshtarëve. PSG ka gjetur rrugën e rrjetës 32 herë në 9 ndeshjet e para, duke rrëmbyer në secilën prej tyre 3 pikë. Parizienët kanë thyer rekordin e Lyon në Ligue 1 në sezonin 1936-37, teksa fitonin në 8 ndeshjet e para.Juvenus ndërkohë pas transferimit të Cristiano Ronaldos është kthyer në një makineri të pandalshme në kampionat dhe Champions, duke fituar në 10 ndeshje radhazi (8 në kampionat dhe dy në Ligën e Kampionëve). Bardhezinjtë dhe PSG synojnë që të thyejnë rekorde në 5 kampionatet kryesore.Tottenham, fitoi 11 ndeshje radhazi në sezonin 1960-61, duke qenë skuadra me nisjen më të mirë në Europë. Skuadra londineze drejtohej nga Vill Nicholson, i dha fund serisë së rezultateve pozitive në atë kohë me një barazim në javën e 12-të ndaj Manchester City-it. Në Seria A, skuadra me nisjen më të mirë, është Roma që ka fituar 10 ndeshjet e para në sezonin 2013-14. Skuadra që në atë kohë kishte si kapiten Francesco Tottin, e mbylli në vendin e dytë pas Juventusit.Në Gjermani, Bayerni i Pep Guardiolës ka bërë nisjen më të mirë në sezonin 2015-16, duke fituar 10 ndeshjet e para të kampionatit dhe sigurisht që mbylli sezonin disa javë para kohe.Real Madrid ndërkohë është skuadra që mban rekordin në Spanjë me 9 fitore radhazi në sezonin e largët 1968-69, me 9 fitore në 9 javët e para. Skuadra mbretërore fitoi kampionatin e 14-t, vetëm pas 30 javësh në atë sezon