Ndryshe nga skuadra e saj e zemrës, Reali i Madridit, golfistja nga India, Sharmila Nicollet po korr suksese jo vetëm në fushën e golfit.Ajo ka regjistruar 11 fitore në karrierën e saj si profesioniste, ndërsa gjithashtu ka triumfoi edhe në rrjetin social “Instagram”. Me mbi 125 mijë ndjekës në rrjetin social, Nicollet ka fituar sondazhin si lojtarja më seksi në ShopRite Classic në Tour LPGA.Një sinjal i qartë për legjendën e këtij sporti, Tiger Woods, pasi 27 vjeçarja mund të kthehet në një “makineri” të ardhurash.