Diten e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka paraqitur ne faqen zyrtare te saj pamjet per ndertimin e stadiumit te ri “Arena Kombetare”. Nga pamjet duket qarte se impianti i ri po ecen me rritme shume te shpejta dhe pothuajse jane perfunduar te gjitha strukturat e betonit dhe ato metalike.Me rritmet e ndertimit duket se se shpejti do filloje puna per pastrimin e fushes nga materialet dhe mbetjet e ndertimit per te punuar me fushen dhe tapetin e saj , krahas veshjes dhe paisjes te shkalleve dhe ambienteve te brendeshme te impiantit.
“Arena Kombetare” i ka te gjitha mundesite te ndertohet deri ne mbritjen e ndeshjeve eleminatore per kualifikimin ne finalet e europianit te Futbollit.