Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në Kroaci ku është ekzekutuar 27 vjeçari Ante Firiç, i cili njihej ndryshe si krye huligani në Kroaci. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë ku 27 vjeçari u godit nga tre makina njëherësh dhe më pas u zu poshtë nga njëra prej tyre. Firiç njihet më së shumti për trazirat që shkaktoi në serbi në ndeshjen mes Crvena Zvezda dhe Partizanit të Beogradit vitin e kaluar ku dhe u dënua me 6 muaj burg. Autoritetet kroate nuk kanë arrestuar ende personat që e ekzekutuan, por bëhet fjalë për një vrasje mafioze