Ish-Presidenti i Federatës Amerikane të Gjimnastikës disponon dokumente lidhur me çështjen e Larry Nassar.Nassar është akuzuar për abuzim seksual ndaj gjimnasteve pasi është denoncuar nga më shumë se 150 gra e vajza. Ai është shpallur fajtor duke u dënuar me 175 vite burg këtë vit, për abuzim seksual ndaj gjimnasteve femra gjatë punës së tij si mjek i ekipit.Të mërkurën është arrestuar edhe ish-Presidenti gjimnastikës, i cili për shkak të skandalit të abuzimit kishte dhënë dorëheqjen në vitin 2017. Një grup fshehtë pune e ka gjetur dhe e ka arrestuar atë në Tennessee pas padisë nga një juri e madhe.Gjithsesi, ai ka mohuar të ketë pasur informacion për aktivitetet e mjekut me ekipin. Skandali seksual i Larry Nassar është skandali më i madh në historinë e sportit.