Mbreti i pamposhtur,Floyd Mayweather me rekordin 50-0, ka mirëpritur sfidën e luftëtarit rus Khabib Nurmagomedov, yllit të MMA duke u shprehur “Eja në botën time”.Floyd Mayweather deklaron se nga dueli me Khabib to të fitojë £152.6milion paund. Nurmagomedov mposhti McGregor në raundin e katërt të UFC 229 në Las Vegas përpara se të thërriste në dyluftim Mayweather, që kërkon që ndeshja të bëhet në Nevada city.41 vjecari, është shprehur për TMZ: “Po do luftojmë. Ai më sfidoi, kështu që duhet të vijë në botën time. Unë jam pronar i vetes sime. Kur të ndeshem me Khabib do të fitoj shumë më tepër se sa mora nga ndeshja me McGregor. Me shumë mundësi $100 milion dollar më shumë, e garantuar. Do të thosha dicka mes $110 dhe $200 milionë dollarë.”Nurmagomedov e coi serinë e fitoreve si profesionist në artet marciale mikse në rekordin 27-0 dhe u shpall kampion i UFC pas fitores me McGregor. Por të dy do të mbahen mend për sherrin që pasoi ndeshjen ku u përfshinë të dyja skuadrat e luftëtarëve, brenda dhe jashtë Oktagonit