Dalin përgjimet e para pas vrasjes së ish-kapos te ultrasit të Juventusit. Emisioni “Report”, i cili do të transmetohet ditën e hënë, në orën 21:15, në rrjetin “RAI 3”, do t’i dedikohet Juventusit dhe skandalit të biletave që përfshiu klubin bardhezi në vitin 2016.Në një video të parë që ka qarkulluar në “Facebook”, e cila paraprin atë që do të ndiqet në “Report”, janë bërë publike dy minuta regjistrime, të cilat përfshijnë bisedat mes Alesandro D’Anxhelos, menaxheri i sigurisë së Juves, që telefonon ish-drejtorin e shitjeve, Françesko Kalvo dhe më pas Leonardo Bonuçin.Në bazën e këtyre regjistrimeve kryefjala e bisedës është vetëvrasja e Rafaele “Çiço” Buçit, ish-kapo ultras i Juves, më pas bashkëpunëtor i klubit bardhezi si dhe punonjës i shërbimeve sekrete italiane, i cili mendohet se u hodh nga një urë më 7 korrik të vitit 2016. Në përgjime dëgjohet D’Anxhelo në lot, i cili te Kalvo thotë: “E vranë. Nuk e kuptoj arsyen pse u vra, nuk duhej të kishte frikë nga ne. Ishte i terrorizuar dje, sepse kishte deponuar te gjykatësit. Dukej sikur do ta vrisnin nga çasti në çast”, shprehej D’Anxhelo. Ndërsa Kalvo i përgjigjet: “Nuk duhej të kishte frikë. Dhe të mendosh që e sollëm ne te Juventusi”. Sa për kronikë, Kalvo në atë periudhë punonte për Barcelonën, pasi si rrjedhojë e hetimit për biletat, i ashtuquajtur “Alto Piemonte” u dënua me 1 vit pezullim. Më pas, D’Anxhelo telefonon edhe Bonuçin, i cili nuk ishte në dijeni të lajmit, por duket që e njihte mirë ish-kapo ultrasin.