Pasi nuk i la asnjë mundësi irlandezit Conor McGregor, duke e shkatërruar totalisht në ringun e UFC, Khabib Nurmagomedov i bëri thirrje rekordmenit në boks Floyd Mayweather për duel. Ndoshta nuk e kishit menduar se amerikani do ta pranonte një ndeshje të tillë, por në një reagim të fundit, edhe pse ka deklaruar largimin nga boksi, Floyd thotë se do të ndeshet me mbretin e UFC, e menjëherë pas tij do të hedhë sërish në tapet edhe Conor McGregor, siç bëri një vit më parë.Floyd Mayweather është tashmë në moshën 42 vjeçare dhe nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij, ndërsa thotë se atë do ta mbylle pasi të dhurojë edhe njëherë spektakël duke u ndeshur fillimisht me Khabib e më pas edhe me irlandezin e UFC.Tashmë na mbetet të presim deri në një vendim për datën e këtyre dueleve, nëse sportistët nuk do të ndryshojnë mendje.