Lionel Messi ka dhuruar £2.37milion paund për të ndihmuar në ndërtimin një qendre të re për fëmijët e sëmurë me kancer në Barcelonë. Kampioni fenomenal i Barcelonës me kontributin e tij ka ndihmuar në plotësimin e fondit të kërkuar prej £26.4milionë paund për të luftuar sëmundjen në Spanjë.Ai ka kanalizuar fondet nëpërmjet Fondacionit Leo Messi për të ndihmuar në ndërtimin e Qendrës së Kancerit Pediatrik të SJD. Ylli i Argjentinës u kthye për të ndihmuar mbikëqyrjen e shtrimit të gurit të parë të projektit në Spitalin Sant Joan de Deu në qytet. Dhe dhurimi i Messit do të thotë se u arrit objektivi prej £ 26.4m, duke hapur kështu rrugën për zhvillimin e qendrës më të madhe të onkologjisë së fëmijëve në Evropë.Pasi të përfundojë, spitali do të jetë në gjendje të kujdeset dhe të trajtojë 400 pacientë në vit, një rritje e madhe në krahasim me ata që mund të trajtohen aktualisht. Messi tha: “Me këtë iniciativë, ne vazhdojmë të luftojmë kundër sëmundjes mizore që është kanceri. “Bashkëpunimi e bën këtë më të lehtë, jam shumë i lumtur që mund ta bëj këtë ëndërr të bëhet realitet”.