Ai u bë njeriu më i famshëm në rruzullin tokësor që prej fitores së madhe në kafaz kundër Conor McGregorit. Khabib shenoi rekordin 27-0.Këtë rrugëtim brilant Khabib e kishte nisur në vitin 2008 nga Poltava e Ukrainës, ku kishte debutuar me fitore përballë Vusal Bayramovit.Ne ate kohe ne Ukrahine luanin dhe dy lojtare Shiptare Debatik Curri dhe Armend Dallku me skuadren Vorskla Poltave.Mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë: Debutimin e Khabibit si profesionist e kishte sponsoruar një grup shqiptarësh, shumë i njohur në sportin tonë, disa prej të cilit rrëfehen ekskluzivisht për gazetën “Zëri”.Meçin e parë profesionist të Khabib Nurmagomedovit e ka sponsoruar një grup shqiptarësh. Kurse Haxhiu ishte menaxher i respektuar i futbollistëve që kishte miqësi me njerëz të shumtë në Ukrainë dhe në vende tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Në vitet 2004 – 2005 Haxhiu, Dallku, Curri dhe Munishin ishin shoqëruar me Abdulnasir Nurmagomedovin, xhaxhain e Khabibit, me të cilin kishin lidhur shoqëri të fortë.
Pastaj përmes tij ishin njoftuar edhe me xhaxhain tjetër të Khabibit, Nurmagomedov, i cili dikur ishte kampion bote në mundje. Khabib e nisi karrieren nga turneu që ia sponsoruan shqiptarët.“Pikërisht në atë turne në Poltavë Khabib i pati fituar pikët e para në MMA”, kujton Haxhiu, sponsori i atij evenimenti, ku ishin zhvilluar edhe disa meçe tjera.Armend Dallku deklaron se me familjen e tyre na afroi feja.Ukraina ishte vendi që i kishte njoftuar dhe i kishte miqësuar grupin e shqiptarëve nga Kosova me familjen e Khabib Nurmagomedovit, e cila vinte nga një vend mysliman i Rusisë. “Kemi qenë të miqësuar familjarisht. Unë shkoja në shtëpinë e tyre për festa, si për Bajram. Po ashtu vinin në shtëpinë time. E thërrisnim njëri-tjetrin për dreka, për darka etj.Haxhiu: Jam i sigurt që Khabibi na njeh. Në turneun e zhvilluar në vitin 2008 në Poltavë përpos meçit të Khabibit me Vusal Bayramovin ishin zhvilluar edhe disa meçe tjera. Organizatorët në shenjë respekti për grupin e shqiptarëve që i kishte ndihmuar financiarisht kishte vendosur që në protokoll një garues ta paraqesë si reprezentues të Kosovës, e cila vetëm pak muaj më herët e kishte shpallur pavarësinë e saj. Kjo bëhet e ditur si nga Nexhmedin Haxhiu, ashtu edhe nga Ismet Munishi. “Nuk më kujtohet se cili garues ka qenë, por e di që njëri nga ata pjesëmarrës të turneut u pat paraqitur si reprezentues i Kosovës. Nuk ka qenë Khabibi, tjetër ka qenë”, kujton Munishi.