Një sondazh i KPMG, autoriteti që bën bilancet ekonomike të kompanive më të mëdha në botë, ka nxjerrë se personazhi më me influencë në botë. është portugezi i Juventus Cristiano Ronaldo.Më shumë se Messi, Papa Francesco apo Donald Trump. CR7 llogarit suportin e 340 milionë ndjekësve mes Facebook, Instagram e Twitter, kundër “vetëm” 205 të Neymar e 189 të Messi.Ne raport me sportiste te tjere distanca është edhe më e madhe sepse ai që e ndjek është LeBron James, me 106 edhe pse shumë më mirë i pozicionuar se Stephen Curry e Conor McGregor, pak më lart se kuota 40. E pamundur të krahasohet Ronaldo edhe me njerëzit e tjerë të famshëm jashtë sportit. Justin Bieber e Taylor Sëift nuk arrijnë as 300 milionë fansa (284 e 268), ndërsa Barack Obama është ndalur në 176 me Trump e Papa Francesco shumë larg (90 e 11)