Kimi Raikkonen kthehet në shkallën më të lartë të podiumit pas 5 vjetësh e 113 GP thatësirë.Vendi i tretë i Hamilton (pas Verstappen) detyron britanikun ta shtyjë festën e titullit, për shkak edhe të vendit të 4° të Vettel, që pasi bëri një rrotullim në fillim, u tregua i aftë të rikuperonte: 70 pikë i ndajnë tani dy pilotët.“Iceman” në fund ia doli: tre gara nga lamtumira me Ferrari, Raikkonen arriti të marrë një fitore të jashtëzakonshme, e arritur me një nisje perfekte e më pas mbrojtur në një finale emocionuese. Fatkeqësisht botërori është një temë e mbyllur, krejt në duart e Hamilton, e mbi të gjitha kondicionuar nga gabimet në vazhdimësi të Vettel, që sikur të mos i mjaftonte penalizimi, edhe këtë garë e nisi me një rrotullim që e mbajti larg podiumit.Në xhiron e parafundit anglezi tentoi parakalimin që do ti dhuronte Botërorin, por Verstappen u mbrojt mirë, duke ruajtur pozicionin. Hamilton është tashmë + 70 nga Vettel dhe për të triumfuar në Meksikë i mjafton edhe vendi i shtatë.