Ndeshja mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets në NBA,ne pjesen e 4 te saj perfundoi ne nje sherr banal dhe kjo nuk kaloi pa u ndeshkuar nga drejtuesit me te larte.Diten e Hene jane komunikuar masat te cilat jane shume te repta.Rajon Rondo u dënua me 3 përballje pezullim, pasi pështyu dhe goditi me grushte Paul, me këtë të fundit që u pezullua për dy sfida, pasi vuri gishtin në sy dhe dorën në fytyrën e Rondos, si dhe për goditje me grushte.Ndëshkimet e dhëna padyshim që kanë efekt edhe te pagesat e lojtarëve. Kështu, Ingram do të paguajë 158 mijë dollarë për 4 ndeshjet pezullim; Rondo do të paguajë 186 mijë dollarë; ndërkohë që gjobën më të majme do ta paguajë Chris Paul, edhe pse ai u pezullua me dy ndeshje, pasi shifra që ai do të paguajë është 491 mijë dollarë.