Zerat e fundit per nje transferim te mundshem ne drejtim te Juventusit per Marselo, pothuajse jane venitur ndeshjen e djeshme kur lojtari ka shenuar nje gol ndaj Viktoria Plsen te vlefshme per ndeshjet ne grupet e Champions League dhe menjehere eshte afruar ne drejtim te tifozeve te Realit duke treguar bluzen me stemen e ekipit per tu treguar atyre besnikeri te plote per qendrimin ne Bernabeu.Futbollisti i Real Madridit shënoi golin kundër Viktoria Plzen por duhej të dilte jashtë fushe pas një ndërhyrje shumë të rende. Braziliani, në lot, u shoqërua jashtë fushës. Sfida me Barcelonën (të dielën në orën 16) është në rrezik.Qe Juventusi e pëlqen Marcelon, nuk është gje e re : që në verën e kaluar është folur, dhe në ditët e fundit interesi është rikthyer, ndoshta me një perpjekje ne merkaton e janarit cdo gje mund te ndodhe. Megjithate braziliani, donte të dërgonte një sinjal të qartë te Real Madridi dhe tifozët e tij. Pas shënimit në 2-0 ndaj Viktoria Plzen, me një prekje të butë ai iu kthye tifozëve në shkallet e Bernabeu: me dorën tek gjoksi për të treguar emblemën e Realit në bluzen e tij me një gjest të qartë, “Unë nuk Po largohem, po qëndroj këtu “, duke u treguar tifozëve qe do te jete aty edhe per shume kohe. Një nderhyrje hyrje e rende nga Ubong Ekpai provokoi një demtim të mundshëm në kyçin e djathtë të tij. Marcelo duhej të largohej nga fusha, në lot, duke e lënë Realin në 10 lojtare ,sepse Lopetegui i kishte bere te tre ndryshimet. Për brazilianin El Clasico në Camp Nou me Barcelonën është në rrezik të madh.