Nuk kishte si te ndodhte ndryshe ne teatrin e endrave,stadiumin mitik “Old Trafford”, per pritjen qe i rezervuan ish futbollistit te tyre me te mire Cristiano Ronaldo.Ai ka marrë një duartrokitje të ngrohtë nga tifozët e Manchester Unitedit në përfundim të takimit mes “Djajve të kuq” dhe Juventusit.Goli i shenuar nga Dybala pa dyshim qe do te kishte dhe ndihmen e cmuar te talentit portugez i cili me nje harkim nga fundorja krijoi rastin per gol te cilin sulmuesi tjeter i talentuar argjentinas e shnderoi ne gol me vleren e 3 pikeve te cmuara.Edhe pse Manchester United e humbi ndeshjen,tifozet nuk mund ta kalonin pa duartrokitur idhullin e tyre Cristiano Ronaldo.Madje një tifoz u fut në fushë për ta takuar Ronaldon, por u kap nga sigurimi pak para se të mbërrinte te portugezi. Megjithatë, ai përsëri ai doli të bëjë selfie me ish-yllin e skuadrës së tij.“Fitore e rëndësishme dhe ndeshje shumë emocionale për mua. Të luaja përsëri në ‘Old Trafford’ ishte madhështore”, shkroi Ronaldo në Instagram.“Faleminderit të gjithë tifozëve për mikpritjen dhe përkrahjen”