Lothar Matthaus ka theksuar Harry Kane është lojtari ideal për skuadrën e Real Madrid. Ai beson se anglezi do të largohet në drejtim të Spanjës, në të kundërt do të luajë vetëm për Tottenham pasi nuk mund të luajë në asnjë skuadër tjetër në Britani. “Pyetja është nëse Kane dëshiron të largohet nga Tottenhami, Anglia, Premierliga. Ai kurrë nuk do të transferohej në ndonjë klub tjetër të Premierligës. Duhet të jetë një ofertë e veçantë për t’u larguar nga Tottenhami.Por, nëse një gjë e tillë do të ndodhë, duhet të ndodhë së shpejti. Ai është 25-vjeçar tani. Nëse nuk largohet në dy vitet e ardhshme, kur të jetë 27-vjeçar, ai nuk do të largohet kurrë. Nëse do të largohej, Real Madridi është i vetmi klub i duhur për të.Real Madridi shkëlqen më shumë se çdo klub tjetër në botë. Nëse ndodhë, të gjithë do ta kuptojnë, askush nuk do të zemërohet”, tha Lothar Matthaus.