Asnjehehere shifrat,faktet dhe statistikat nuk duhet te anashkalohen, pasi shpesh herre per te mos thene ne shumicen e rasteve ato jane vendimtare ne parashikime e sidomos ne sport.Sporting i Lisbones do te perballet sot ne Portugali per ndeshjet ne grupet e UEFA Europa League. Të dy këto skuadra kryesojnë grupin me pikë të barabarta pas dy ndeshjeve të para.Portugezët kanë marrë dy fitore dhe katër humbje në ndeshjetn e luajtura që nga sezoni 2009/10 kundër skuadrave të Premier League. Të dy ato fitore kanë janë regjistruar në Portugali. Sporting e ka nisur aventurën në Europa League me një fitore 2-0 kundër Qarabag në Lisbonë, e pasuar me një sukses 2-1 në fushën e Vorskla-s. Arsenal, nga ana tjetër, ka mundur 4-2 Vorsklan në “Emirates” para se të merrte një fitore 3-0 në Qarabag. Të dy këto ekipe pritet të fitojnë ndeshjet e kthimit që do të luajnë kundër Qarabag dhe Vorskla, me dy ndeshjet që do të luhen në Lisbonë dhe Londër që pritet të vendosin fituesin e këtij grupi. Këto dy skuadra janë ndeshur për herë të fundit në sezonin 1969-70, në atë që njihej në atë kohë si Kupa e Panaireve. Ndeshja e luajtur në Lisbonë është mbyllur në barazim pa gola, ndërsa Arsenal ka fituar 3-0 në “Highbury”. Gjithsesi, Arsenal nuk ka fituar kurrë në transfertë kundër një ekipi portugez (3 barazime, 3 humbje), duke humbur tre të fundit.
Por Unai Emery ka humbur vetëm një nga 20 ndeshjet që ka drejtuar në fazën me grupe të Europa League (11 fitore, 8 barazime). Arsenal ka shënuar golin e parë në 8 nga 9 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha kompeticionet.