Disfata e Interit në Barcelonë nuk ngjalli ndonje habi te madhe, pervec se tek tifozet e Inter te cilet besonin tek rezultati pozitiv pas ndeshjeve te mira te javeve te fundit te ekipit.Spalletti tha se kemi bërë një zgjedhje të gabuar ne fillim te ndeshjes – Borja Valero dhe Candreva nuk me bindën, më mirë Politano dhe Keita.Tekniku zikaltër pranoi se skuadra e tij vuajti shumë qarkullimin e topit nga ana e katalanasve.“Jam shumë i zhgënjyer për paraqitjen që bëmë në fushë. Skuadra vuajti shumë qarkullimin e topin nga ana e vendasve, pasi shkonim shumë ngadalë në presing dhe kur rikuperonim topin, nuk arrinim ta mbajmë gjatë nën kontroll dhe të lirohemi nga presingu i tyre. Kjo mendoj se ishte edhe kyçi i takimit dhe Barcelona e meritoi tërësisht fitoren”, deklaroi Spalletti
“E kotë ta mohojmë, sepse tre mesfushorët bënë një ndeshje me shumë intensitet të dielën, dhe ndaj Barcelonës e ndjenë lodhjen në këmbët e tyre. Për më tepër, përveç dëmtimit të Nainggolan, duhet të përballemi edhe me limitet që na ka vënë UEFA duke mos patur shume alternativa në stol”