Tekniku i Liverpool, pas ndeshjes te luajtur ne “Anfield Road”,ne te cilen skuadra e tij Liverpool u ndesh ne nje sfide per ndeshjet ne grupet e Champions League ndaj Crvena Zvezda, krahas vleresimit qe jep per skuadren, i pyetur per lojen e Xherdan Shaqiri , ai flet fjalet me te mire per futbollistin. “Shaqiri ishte i përfshirë në shumë gjëra të kësaj ndeshjeje. Ai ishte vendimtar. Në rastin e golit të parë, ai e fitoi topin dhe dha një pasim fantastik për Robbo (Andrew Robertson). Në golin e dytë, unë nuk e di se si e pasoi atë top për Mohamed, por ishte sërish Shaqiri Ai është një futbollist me të vërtetë i këndshëm, që po na ndihmon në këto takime.“Reds” mundën Crvena Zvezda 4-0, për të marrë vendin e parë në grup, teksa PSG dhe Napoli barazuan 2-2 në Francë. Jurgen Klopp iu përgjigj pyetjes nëse ka ende punë për të bërë, për të siguruar kualifikimin, duke thënë se këtë gjë nuk mund ta konfirmojë përpara kthimit me serbët, pas dy javëve.