Karim Benzema per momentin eshte nje nga lojtaret me te kritikuar.Ndoshta kjo vjen jo per shkak te lojes se tij por edhe prej rezultateve qe nuk jane ne pritshmerite e kerkuara gjithashtu dhe prej mungeses te talentit portugez Cristiano Ronaldo.Ne nje analize qe i ben gjendjes se ekipit pas mungeses te CR7 ai shprehet:“Tani nuk ka më ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët duan të marrin pikë. E rëndësishme është që morëm fitoren. Në fund të fundit njerëzit këtë kërkojnë”.Trajneri? Kemi shumë besim tek ai dhe jemi të gjithë bashkë. Nuk është gjithmonë faji i trajnerit kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Ai zgjedh lojtarët dhe jemi ne ata që duhet t’i tregojmë gjërat në fushë. Unë e di që duhet të përmirësohem, por jap gjithmonë maksimumin për skuadrën.Ronaldo? Tani që nuk është ai, më duhet të bëj sulmuesin e parë, ndërsa me të luaja pak më i tërhequr”, thotë francezi.