Belgjika dhe Franca mbeten ende dhe në mënyrë të qartë të avancuara nga ndjekësit e tyre, pasi Belgjika dhe Franca kanë marrë nga një barazim dhe një fitore në sfidat ndërkombëtare të tetorit, në miqësore dhe Ligën e Kombeve.“Djajtë e Kuq” janë përpara “Blues”, me vetëm një pikë më shumë (1733 kundër 1732).Në “top-10” e kësaj renditjeje, të përditësuar sot nga FIFA, figurojnë edhe emra të tillë potencialë si Brazili, Kroacia, Anglia, Uruguaji, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.Po Kombetarje Shqiptare qe drejtuar nga Christian Panucci, luajti dy ndeshje në këtë muaj; barazoi pa gola kundër Jordanisë në “Elbasan Arena” (miqësore) dhe humbi 2-0 ndaj Izraelit, në Beer Sheva (zyrtare, Liga e Kombeve)?Sot është mësuar se kemi humbur tri pozicione. Aktualisht jemi të 60-tët në këtë klasifikim, nga të 57-tët muajin e kaluar. Kosova, nga ana e saj, ka ngjitur një pozicion për muajin tetor, duke qenë e 137-ta.Gjibraltari është historia më e madhe e suksesit, pasi numëron rritjen më të madhe me plot 8 pozicioneve, duke u renditur e 190-ta. Kjo pasi fitoi ndeshjet me Armeninë dhe Liteshteinin.