te pushtuar prej dy ditesh nga emocionet e pafund te ndeshjeve te Champions League, sot do te perjetojme edhe emocionet e medha qe falin sfidat e Europa League.Ne fushat lojes do te zbresi edhe ekipet me tradite si Milan,Arsenal,Chelsea,Sevilla e shume te tjrea qe se bashku perbejne 48 ekipe te ndara ne 12 grupe, ku dy te parat e cdo grupi do te vazhdojne rrugen ne ndeshjet me eleminim e më tej drejt trofeut. Arsenal me shumë mundësi nuk mund ti lejojë vetes një luks të tillë, kur zbresë në fushë kundër Sporting në Lisbonë. Portugezët vijnë nga dy fitore, ashtu si edhe Topcinjtë, e kjo ndeshje vendos shumë për vendin e parë në grup.Edhe Milan ndodhet ne pozite te mire ne grup duke grumbulluar 6 pike pas dy ndeshjesh dhe sot do te perballet me Betis te Spanjes.Ndoshta perballja me e madhe do te jete ajo ndermjet Marseje e Lacio.Tekniku Simone Inzaghi ndoshta ka edhe përgjegjësi për një turnover të dukshëm në Europa League, që i ka sjellë rezultate të pamenduara dhe 3 pikë në renditje, por të besuarit e Rudi Garsias, ish-trajneri i Romës, kanë vetëm një barazim në dy ndeshje dhe përballjen me Lazion e shohin si një derbi. Ndeshje për të mos u humbur, sidomos për francezët që do të mbeteshin të pashpresë për kualifikim.Per Sevilla eshte detyrim fitorja duke menduar qe ky ekip eshte nga me te shquarit ne vitet e fundit te ketij kompeticioni.Prezentë në ndeshjet europiane edhe për tre shqiptarë, Ansi Agolli me Qarabag, Thomas Strakosha me Lazio dhe Eros Grezda me Rangers…