Edhe pse transferimi i tij eshte bere para 5 vitesh tek Real Madrid, futbollisti nga Uellsi, Gareth Bale, nuk i ka shpetuar ndeshkimeve per shmangie nga taksat ne shtetin Spanjoll. Sipas raportimit te “El Mundo”, gjoba ka të bëjë me një incident të vitit 2013, vit në të cilin u transferua te Real Madridi nga skuadra e Tottenhamit.
Futbollisti i Real Madridit nuk i ka deklaruar të hyrat nga të drejtat e imazhit dhe për këtë arsye tani duhet ta paguajë gjobën, në të cilën është përfshirë edhe interesi i përgjithshëm.Eshte një numër i madh i futbollistëve qe kanë marrë gjoba nga autoritetet tatimore të Spanjës për shkak se nuk kanë deklaruar në mënyrë korrekte të ardhurat nga reklamat.Nga penalizimet nuk kane shpetuar edhe emra te medhenj te futbollit si Messi e Ronaldo te cilet kane paguar shuma te majme per tu shmangur burgimit.