Perez, u largua i pakënaqur nga tribuna e “Santiago Bernabeu” pas ndeshjes së Champions League të fituar nga madrilenët kundër Viktoria Plzen.Ideja per ta shkarkuar teknikun Lopetegui i ishte me se e qarte.Pavarësisht fitores, “Los Blancos” kanë bërë një paraqitje tjetër zhgënjyese dhe Perez kishte parë mjaftueshëm. Kishte ardhur momenti që të ish-trajneri i Spanjës të largohej.Por sipas aludimeve qe ben “El Confidencial”,Drejtori i Përgjithshëm i Real Madrid, Jose Angel Sanchez dhe disa drejtues të tjerë të klubit janë takuar me Perez dhe kanë arritur ta qetësojnë atë.Ata e kane keshilluar presidentin Perez, të priste deri pas përfundimit të sfidës me Barcelona-n para se të merrte një vendim.Duket se Presidenti e ka degjuar me qetesi dhe pret rezultatin e ndeshjes qe do te luhet ne date 28 Tetor midis Barcelona dhe Real Madrid.