Dy kokë derri janë vendosur në kangjellat e portës së hotelit ku po qëndrojnë tifozët e Lazio-s në Marsejë.Ka pasur përplasje mes dy tifo-grupeve gjatë mbrëmjes së mërkurë, me dy italianë dhe një francez që janë lënduar por janë rrezikut për jetën.Sipas gazetës “La Provence”, tensioni ka lindur për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike.
Tani faqja ittaceleste.it raporton kokën e derrit në vendin ku po qëndrojnë tifozët miq, duke postuar një foto që pretendohet të jetë shkrepur jashtë hotelit. Faqja pretendon se tifozët italianë janë nën shënjestrën e tifozëve vendas. Disa tifozë janë duke u kthyer në shtëpi për shkak se rrezikojnë seriozisht jetën e tyre. Disa prej tyre raportojnë se nuk mund të dalin nga hoteli pasi tifozët vendas i presin te dera gati për sherr.