Vazhdojne te qarkullojne zerat per nje levizje te mundeshme te Edinson Cavani nga PSG, pas 5 vjetesh me kete ekip.Futbollisti i cili ka qene me pare pjese e Napolit vazhdon te mbetet ende i lidhur me italianet. Këtë e konfirmoi përqafimi me presidentin e të kaltërve, Aurelio De Laurentis, përpara ndeshjes si dhe vizita e fotot në dhomat e zhveshjeve të italianëve, pas barazimit 2-2 në Paris.Nje konfirmim me te qarte per kete levizje te mundeshme ben dhe avokati i tij Gennaro Famiglietti: “Edinson adhuron Napolin, jo vetëm skuadrën, por edhe qytetin, dhe përqafimi me De Laurentisin e konfirmon këtë. Vetë Edinson nuk e ka fshehur kurrë mundësinë e një rikthimi në këtë skuadër, por sigurisht që më pas janë në lojë pretendime personale ekonomike të tij që duhet të bisedohen. Prandaj, ideja që tifozët e Napolit të shohin sërish Cavanin me bluzën e tyre mbetet shumë e hapur”, tha avokati i sulmuesit uruguaian.