Ne ndeshjen e Dortmund ndaj Atletico Madrid,te vlefshme per UEFA Europa League,mesfushori Belg i Dortmund Axel Witsel festoi golin hapës të ndeshjes së grupit A duke bere me te dy duart ne gjoks shenjen e shqiponjes. Kjo menyre e te festuarit ka rënë në sy edhe të tifozëve shqiptarë të futbollit, të cilët menduan se tashmë shqiponja me dy duar është kthyer në trend.Nuk është zbuluar ende ndonjë kuptim tjetër që mund të ketë patur simboli që ka bërë Witsel, por shqiptarët janë shprehur tejet të entuziazmuar.Rikujtojmë se simboli shqiptar u kthye në trend që pas ndeshjes Serbi-Zvicër, ku u perfomua nga futbollistët shqiptarë Shaqiri dhe Xhaka. Simboli zuri faqet e para të mediave botërore të futbollit.