Cristiano Ronaldo dhe Marcelo tek Reaal Madrid per disa vite formuan një dyshe fantastike , duke zoteruar linjen e majtë të “Los Blancos”.Pas largimit të CR7,Marcelo dedikoi një letër shumë të sinqertë, që na la të kuptonim se përveç marrëdhënies së mirë në fushë, ata kishin një raport shumë të mirë edhe jashtë saj.Por jo gjithcka duket keshtu pas postimit te fundit ne Youtube të La Liga ne te cilin Marcelo shprehet:“Përfundimi i pushimeve dhe kthimi në rutinën e Real Madridit pa Cristiano Ronaldon ishte befasues për ne, menduam që ai nuk do të largohet. Kemi luajtur së bashku për nëntë vite. Ai është një profesionist dhe e admiroj si person. Ne jemi shumë miq, por jeta vazhdon. Jeta kështu është, ka nga ata që vijnë dhe ka nga ata që shkojnë”.Doke folur per Real dhe Ronaldo ai shprehet:“Real është edhe më i madh se Ronaldo. Cristiano Ronaldo ndihmoi në krijimin e historisë, por Real Madridi nuk përfundon kurrë. Lojtarët ndryshojnë ekipin, ndalojnë të luajnë dhe dalin në pension, por Real Madridi do të jetë ende atje. Historia e Realit do të jetë gjithmonë aty”.