Padyshim qe lojtare te talentuar si Lionel Messi, eshte veshtire qe ti zevendesosh ne nje ndeshje futbolli, dhe aq me pak kur behet fjala per “El Classico”-n e famshme spanjolle, ku vihen perballe dy emrat me te medhenj te historise te futbollit ne Spanje por jo vetem.Por kete problem te ashtuquajtur “te madh”, ia ka dhene zgjidhjen atij qe i takon per ta zgjidhur, tekniku Ernesto Valverde. Ai ne ndeshjen me Real Madridin ne “Camp Nou” ka vendosur të inkuadrojë ne fushen e lojes per te zevendesuar Argjentinasin e demtuar ne ndeshjen Me Sevilla, Ousmane Dembele, njofton Goal,raporton News-Rider.Lionel Messi me 26 gola dhe 14 asistime padyshim që është “Mbreti” i këtij derbi, por ne kete “El Classico” , per here te pare nuk do te shohim nje perballje Messi-Ronaldo,njeri i demtuar dhe tjetri i transferuar ne Itali tek Juventus i Torinos.Megjithatë mbetet të shihet nëse 21 vjeçari do të arrijë të zëvendësojë denjësisht Argjentinasin.