Sipas “La Repubblica” humbjet e njëpasnjëshme të pësuara kundër Inter dhe Real Betis e kanë bërë shumë të vështirë qëndrimin e Gattuso në drejtim të skuadrës.Po sipas pohimeve te shtypit italian,ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, mund të jete tekniku i duhur për të zëvendësuar Gennaro Gattuso-n.Drejtori sportiv i Milan dhe Presidenti Paolo Scaroni kanë patur një takim pas humbjes 2-1 të pësuar në Europa League ndaj Betis ne Milano.Edhe pse dyshja ka vendosur të bllokojë çdo vendimmarrje për momentin, Wenger duket se i është bashkuar Antonio Conte-s dhe Roberto Donadoni-t në listën e kandidatëve për të marrë vendin e ish-mesfushorit të Milan në drejtim të ekipit. Arsene Wenger ka punuar me drejtuesin e ri ekzekutiv të Milan, Ivan Gazidis, në Londër dhe presidenti i Fondit Elliott që kontrollon kuqezinjtë, është një tifoz i “Topçinjve”.