UEFA ka marre masa dhe ka penalizuar Federaten e Futbollit te Rumanise per incidentet e krijuarar ne ndeshjen Rumani Serbi ne te cilen korre te tifozeve kane perseritur thirje raciste ndaj Kosoves.Ne kete ndeshje arbitri i ndeshjes eshte detyruar te beje disa minuta ndalese lojes.Federata e Futbollit të Rumanisë është dënuar më 50 000 euro për kore raciste të tifozëve dhe për 23 mijë euro për shkak së tifozët kanë pushtuar fushën dhe kanë ndezur fishekzjarre në stadiumin kombëtar të Bukureshtit.Rumania do të luaj ndeshjen e radhës pa praninë e tifozëve dhe FFR është dënuar pasi që tifozët e tyre kanë bërë kore raciste dhe kanë mbajtur banderola gjatë ndeshjes me Serbinë në Ligën e Kombeve.UEFA ne faqen e saj ne lidhje me arsyetimin e marrjes se masave te tilla ka shkruar se ata bënë “kore raciste” duke u përfshirë në konfliktin me fqinjët e tyre Hungarinë kur Kombëtarja e tyre luajti 0-0 kundër Serbisë më 14 tetor.Ndeshja e radhës e Rumanisë në Ligën e Kombeve është më 17 nëntor, e cila do të luhet pa tifozë.