Jane shume pak ata futbolliste qe kane luajtur per te dy skuadrat, por akoma me te pakte jane ata qe kane shenuar edhe Per Barcelonen edhe per Real Madridin.Vetëm Samitier, Luis Enrique, Luis Figo dhe Ronaldo Nazario janë lojtarët që kanë shënuar për të dy skuadrat në sfidën më të madhe në botën e futbollit. Samitier ka realizuar në total katër gola në “El Clasico”, tri prej të cilave me Real Madridin dhe vetëm një në fanellën e Barcelonës.
Luis Enrique ka realizuar pesë gola në “Clasico”, një me Real Madridin dhe katër me Barcelonën.
Ronaldo ka realizuar gjithashtu pesë gola. Një me Barcelonën dhe katër me “Los Blancos”. Luis Figo numëron katër gola, tre prej të cilave me Barcelonën dhe vetëm një me Real Madridin