Prej muajsh po flitet për një transferim të disa ndeshjeve të kampionatit spanjoll në territor amerikan, një mënyrë e mirë për të arkëtuar miliona dhe për të shtuar tifozët e La Ligës në Amerikë. Megjithatë, të shumtë janë ata që protestojnë dhe e shohin si një lëvizje komerciale që vret edhe më shumë një futboll ku paratë po vrasin pak nga pak pasionin e tifozëve dhe ndeshjet po luhen në çdo ditë e në çdo orar, sado i papërshtatshëm. Tani edhe FIFA merr qëndrimin zyrtar dhe përfundimtar, sepse presidenti Gianni Infantino ka vëne veton, duke folur në një konferencë për shtyp në përfundim të takimit të këshillit drejtues të FIFA-s