Në një forum të organizuar, trajnerit te Napolit i shpëton një premtim, disa batuta dhe të tjera. “Jam i lumtur kur skuadra luan mirë. Normalisht është moment të rikthejmë titullin kampion në jug. Do të isha shumë i lumtur”, ishte deklarata që shkundi të gjithë Napolin dhe napoletanët që ëndërrojnë prej vitesh trofeun e munguar. “Këta djem ishin të tmerruar nga forca e kundërshtarëve. Tashmë arrijmë t’i administrojmë më mirë këto situata. Por duhet të rritemi akoma dhe do të rritemi kur të fitojmë më shumë vetëbesim”, vijoi Ancelotti.
“De Laurentiis? Një person i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm. Është një personazh vullkanik dhe shumë gjeneroz, me të cilit punohet mirë. Por në lojën me letra unë jam më i mirë… Të them të drejtën nuk e prisja telefonatën e Napolit, sepse mendoja që bashkëpunimi i klubit me Sarrin do të vijonte. Prandaj u shtanga disi kur u kontaktova, por kuptova menjëherë se do të ishte aventura e duhur për mua, sepse e dija që këtu do të gjeja një projekt të vlefshëm dhe një skuadër me cilësi të mira dhe lojtarë. Gjithashtu edhe entuziazmin e qytetit. Me De Laurentiis nuk flitet vetëm për futboll, madje është argumenti që më pak diskuton me mua. Është gjithmonë shumë i informuar mbi gjithçka dhe është kënaqësi të kaloj një mbrëmje me atë dhe familjen e tij. Por në lojën me letra i bëj të kuptoj se është ai më i miri, por unë jam më i miri në të gjtihë Italinë”, u shpreh trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti.