Klopp e vlerësoi 27-vjeçarin, pas fitores së të mërkurës ndaj serbëve, por e ka bërë këtë përsëri, përpara ndeshjes së Premier League të Liverpool, kundër Cardiff City, të shtunën. “Unë nuk mendoj se dikush ka një ide për momentin se sa i mirë mund të jetë Shaq”, – tha trajneri gjerman.Shaqiri ka nisur të fitojë vend në formacionin e Liverpool, duke dhënë asiste në të dyja ndeshjet e fundit: fitoren 1-0 ndaj Huddersfield, në Premier League, dhe fitoren 4-0 ndaj Crvena Zvezda në Ligën e Kampionëve.Klopp e kujton Shaqirin si adoleshent te Bayern Munich gjatë kohës së tij si trajner i Borussia Dortmund. “Unë e kam njohur Shaqirin kur ishte 19 vjeç te Bayerni. Që atëherë, ai ishte tashmë një talent i jashtëzakonshëm, – shtoi Klopp. – Shaqiri kishte një vit të mirë të parë. Vitin e dytë nuk ishte aq i mirë, por kjo mund të ndodhë. Pastaj ai u largua, shkoi tek Interi dhe më tej te Stoke City. Nënshkrimi me të ishte diçka logjike për Liverpool. Ai ka ende shumë hapësirë ​​për përmirësim dhe kjo është vërtet e mirë. Shaqiri na jep diçka të ndryshme”.