Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni ishte protagonist i padiskutueshëm ne ndeshjen e luajtur ne transferte qe Lokomotiva e Zagrebit zhvilloi ndaj Rudar diten e Premte duke e fituar 0-4.Ai luajti në rolin e mesfushorit në krahun e djathtë, por nga këmbët e tij erdhën dy gola. Pikërisht goli i dytë dhe i tretë i takimit, vijnë pas aksioneve të nisur në krahun e djathtë të mesfushës, aty ku Myrto Uzuni pason me mençuri te shokët e skuadrës, të cilët para portës nuk gabojnë.Futbollisti Beratas po kalon nje forme te mire dhe momente të shkëlqyera në Kroaci, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës.Pas golit dhe asistit të ndeshjes paraardhëse, protagonizmi për mirë në ndeshjen ndaj Rudar, e bëjnë Uzunin pikë referimi për skuadrën e Lokomotivës.