Legjenda e Manchester United, Eric Cantona nuk po e sheh strategun, Jose Mourinho si të duhurin për stolin e ‘Djajve të Kuq’.Ai ka thënë se portugezi nuk përshtatet me stilin këtij klubi, madje bëri krahasim interesant në këtë aspekt njofton “Goal” “Ky nuk është burri i duhur me gruan e duhur”, ka deklaruar Cantona. Sipas francezit në krye të United duhet të jetë dikush që ka histori në “Old Trafford”“E kemi parë Zinedine Zidane, që ishte një lojtar i Real Madrid dhe nuk kishte qenë kurrë trajner i një skuadre, pastaj u bë trajneri kryesor i Real Madrid, ata i dhanë atij një shans”, ka shtuar 52 vjeçari. Megjithatë ai bëri të ditur se këtë nuk po e thotë për shkak se dëshiron ta marrë këtë detyrë, por kërkoi nga United që këtë mundësi t’ia japë dikujt tjetër.