Sipas “Corriere dello Sport”, sulmuesi i Juventus është gati t’i thotë po trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos, dhe të kthehet të bëjë pjesë në listën e të grumbulluarve për dy ndeshjet e fundit të Nations League, që luzitanët do të luajnë më 17 nëntor, në Milano, kundër Italisë dhe më 20, në Guimaraes, kundër Polonisë Ai kerkoi te mos grumbullohej për ndeshjet e shtatorit dhe të tetorit, në mënyrë që të përshpejtonte procesin e përshtatjes me futbollin italian nëpërmjet stërvitjeve të vazhdueshme. Aktualisht, kampionët në fuqi të Europës, kryesojnë grupin me 6 pikë, të ndjekur nga Italia me 4 dhe Polonia me 1, me këta të fundit që do të bien në Ligën B.
Ndeshja e fundit e Ronaldo-s me Portugalinë ka qenë takimi i 1/8-ve të luajtur në Kupën e Botës kundër Uruguait, takim i fituar 1-0 nga amerikanojugorët.