Xherdan Shaqiri do të udhëtojë në Beograd në ndeshjen që “the reds” do të luaj me Crvena Zvezdën e vlefshme për Champions League. Ai i ka kërkuar trajnerit Klopp që të udhëtojë bashkë me ekipin për në Serbi pasi nuk dëshiron ta ndjekë ndeshjen nga stoli. “Nuk kam asnjë shqetësim për këtë ndeshje në Champions. Unë shkoj atje vetëm të luajtur futboll dhe nuk shqetësohem për mesazhet politike. Sigurisht tifozët e Crvena Zvezdës do të më ofendojnë por këtë e bënë dhe në kupën e botës, dhe e përballova”, tha Shaqiri. Natyrisht që në rast se Shaqiri udhëton në Serbi, atmosfera do të jetë tepër e nxehtë dhe rraciste kundrejt shqiptarit për shkak të prejardhjes së tij.