Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino beson se Botërori i Katarit do të jetë Botërori më i mirë i historisë.Ai ne kuadrin e vizitave ne kete vend per tu njohur me pergatitjet per Boterorin e ardheshem te futbollit ne 2022 ishte shumë optimist per mbarevajtjen e punimeve ne pergatitjen e infrastruktures se domoszoshme per evenimentin e ardheshem.Në pak më shumë se katër vjet, Botërori do të hapë dyert e tij në vendin e Gjirit Persik. Presidenti i FIFA-s beson megjithatë se veprimtaria do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë. “Do të jetë Botërori më i mirë i historisë,” tha lideri i qeverisë së futbollit botëror. Infantino shpreson se Katari do të jetë në të njëjtën linjë me mendimin e FIFA dhe me Boterrorin e Rusi 2018 pavarësisht organizimit kontrovers të punimeve në vend mbi të cilat rëndojnë dyshimet për punë të paligjshme, punëtorë të vdekur në vendet e ndërtimit dhe një klimë që ende ngre pyetje.