Klubi italian, Inter është duke ndjekur me vemendje nje nga talentet me te medha te futbollit Gjerman, 19 vjeçarin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz.Havertz është lojtari më i ri i Bundesligës që ka arritur 50 paraqitje, kurse për përfaqësuesen gjermane ka debutuar në shtator të këtij viti.Gjermani i cili në vitin 2016 u bë debutuesi më i ri në histori të Bundesligës, ka tërhequr vëmendjen e Neruazzurëve të cilët vjetëve të fundit nuk kanë gjetur formën e tyre të dikurshme.Italianët kanë dërguar agjentët e tyre për të ndjekur mesfushorin në ndeshjen ndaj Zurich në Ligën e Evropës, por nëse ata dëshirojnë që 19 vjeçari të veshë fanellën e tyre duhet të bëjnë gati 35 milionë euro, njofton “Calciomercato”.