“Ka luajtur vetëm 33 minuta në kampionat dhe do të ishte shumë demoralizuese për të të mos jetë as në pankinë, pasi shënoi tre gola në Europa League. Problemi është se Loftus-Cheek vjen nga sektori i të rinjve dhe kjo e bën që të mos merret parasysh. Nëse do të ishte një blerje e re, i ardhur tek Chelsea për 35 milionë stërlina, sigurisht do të luante më shumë“. Referimi është për Jorginho, të cilin Sarri e mori nga Napoli dhe gjithnjë luan 90 minuta në fushë në Premier League.Kjo eshte batuta e famshme e Peter Crouch që në rubrikën e tij në Daily Mail sulmon me stil teknikun e Chelsea, duke e akuzuar se nuk po e merr në konsideratë mesfushorin…sepse nuk është një blerje e re.
Ai e kritikon Maurricio Sarri edhe per turnover, të paktën sipas asaj që është evidentuar edhe në tre vitet e qendrimit të tij tek Napoli. Sa herë tekniku toskan ka ndryshuar titullarët, gati asnjëherë zëvendësuesit nuk kanë dhënë sinjale konfortante, duke qenë se në një sistem të bërë me automatizma, më pak luan, më keq luan.Por tek Chelsea, ish-trajneri napoletan mund të gjendet përballë një problemi të kundërt dhe rasti eshte i Loftus-Cheek.